Një tërmet i fuqishëm godet Qipron

Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi brigjet perëndimore të Qipros në orët e para të së martës. Këtë e ka konfirmuar Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, por nuk ka raporte të menjëhershme për viktima apo dëme.
Tërmeti i fortë dhe relativisht i cekët ishte me qendër 48 kilometra në perëndim-veriperëndim të qytetit Polis në ishullin mesdhetar.
Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Qipron dhe rreth rajonit me raporte nga Turqia, Izraeli dhe Libani, transmeton rtv21.tv.
“Por kishte një probabilitet të ulët për viktima dhe dëme nga tërmeti”, tha ajo në një vlerësim paraprak.

Qiproja shtrihet në një zonë dytësore të prirur ndaj tërmeteve, por lëkundjet e një magnitude të tillë janë të rralla.
Tërmeti më i madh në vitet e fundit ishte me magnitudë 6.8 në vitin 1996, i cili mori jetën e dy njerëzve në Paphos përgjatë bregut perëndimor.
Në vitin 1953, një tërmet me magnitudë 6.3 mori jetën e 40 njerëzve dhe shkatërroi qindra shtëpi, kryesisht në rajonin e Paphos./21Media

Back to top button