Agim Bahtiri pastron rrugët e Mitrovicës
Kryetari ka vendosur që të dalë dhe të ndihmojë në pastrimin e rrugëve
Reshjet e borës të cilat kanë filluar gjatë ditës së djeshme kanë vështirësuar qarkullimin me automjete në shumë rrugë në Kosovës.
Për t’i dalur në ndihmë qytetarëve të Mitrovicës, kryetari i tyre Agim Bahtiri ka vendosur që të dalë dhe të ndihmojë në pastrimin e rrugëve.
Në një video të postuar në Facebook, Bahtiri shihet duke vozitur njërin nga kamionit për pastrimin e borës, për të pastruar rrugët në Mitrovicë.
“Pas reshjeve të mëdha të borës, Komuna e Mitrovicës me kompanitë përgjegjëse po bën përpjekje maksimale për pastrimin e rrugëve në Shalë të Bajgorës, qytet dhe në vendbanimet tjera”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
Për shkak të reshjeve të madha të borës, Policia e Kosovës ka bërë mbrëmë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në kounikacion për kujdes të shtuar./21Media