Agim Veliu priti në takim Driton Selmanajn

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj, me të cilin biseduan për koordinimin e aktiviteteve qeveritare, me theks të veçantë për agjendën legjislative.

Me këtë rast ministri Veliu vuri në dukje nismat ligjore që ka ndërmarrë MPB, disa prej të cilave janë në procesin e hartimit dhe disa në plotësim-ndryshim. Ai tha se me këto ligje synohet të përmirësohet fushëveprimtaria e kësaj ministrie, me qëllim që të përmirësohen dhe avancohen shërbimet ndaj qytetarëve.

Gjatë këtij takimi u vlerësua se përkundër sfidave me të cilat po ballafaqohet Qeveria e Republikës së Kosovës sa i përket menaxhimit të pandemisë COVID-19, gjendja e përgjithshme e sigurisë në tërë vendin është brenda parametrave normal./21Media

Back to top button