Katër të vdekur e 155 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

Rëndohet bilanci i viktimave dhe të infektuarve në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe për katër humbje jete këtë të enjte. Totali i të vdekurve shkon kështu në 238.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 pacintë, një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse. I shprehim ngushëllimet familjarëve.”

Ndërsa të infektuarit në orët e fundit janë 155. Tirana ka numrin më të lartë të rasteve të reja, 77 të tilla. Gjithsej, në Shqipëri numërohen 7.967 të infektuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 847 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.”

Në 24 orët e fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3986, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa në dy spitalet COVID po trajtohen 121 pacientë, 19 në terapi intensive dhe shtatë prej tyre të intubuar./vizionplus

Back to top button