Agjencia për Barazi Gjinore ka mbështetur 273 biznese të vogla dhe 24 organizata joqeveritare të grave

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore pranë zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, sonte në RTV21 tha se kjo agjenci gjatë vitit 2021 ka menaxhuar 1 milion euro, të cilat janë dedikuar për organizatat joqeveritare, për organizatat e grave dhe për bizneset e vogla të grave.
Ajo tha se nga kjo vlerë kanë arritur të mbështesim 273 biznese të vogla, në vlerë prej 207 mijë eurove dhe 24 organizata joqeveritare, organizata të grave, në vlerën totale prej 647 mijë euro, shkruan rtv21.tv

Tutje, Gusia në “Start Up” të RTV21 tregoi se cilat kanë qenë kushtet që bizneset dhe organizatat joqeveritare të mbështeten nga Agjencia e për Barazi Gjinore./21Media

Back to top button