Kaloni te përmbajtja kryesore

Hapet aplikimi për 100 euro për studentë, kjo është forma se si mund t’i përfitoni

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për 100 eurot për studentë.

“Aplikimi për studentë tashmë është i hapur në platformën e-Kosova, duhet të klikoni tek Shërbimet dhe pastaj tek kategoria Familja dhe aty gjeni formularin për aplikim.”, sqaroi Murati.

Ai tha që kjo vlen edhe për ata që nuk janë shtetas të Kosovës por studiojnë në instituciuonet e arsimit të lartë në Kosovë.

Aplikimi është i hapur deri më 5 qershor, dhe se llogaria bankare duhet të jetë aktive.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button