Agjencitë e OKB-së do të pezullojnë operacionet në Ukrainë

Agjencitë e OKB-së dhe partnerët humanitar po pezullojnë operacionet në Ukrainë “për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë”.

OKB-ja dhe partnerët e saj do të ruajnë praninë e tyre në të gjithë vendin dhe do të rifillojnë punën “pasi ta lejojë situata”, bëhet e ditur nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Ndërkaq, kujtojmë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po bën thirrje që Rusisë t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke shtuar se veprimet kriminale të ushrisë ruse janë në prag të “gjenocidit”.

Rusia (dhe para saj BRSS) është një nga pesë vendet që që nga viti 1945 ka qenë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë asaj të drejtë të fuqishme vetoje mbi çdo rezolutë “përmbajtësore” që shqyrtohet nga ky organ./21Media

Back to top button