Agjenda e Kombëtares së Kosovës para ndeshjeve të shtatorit

Kombëtarja e Kosovës në futboll po përgatitet për t’i zhvilluar tri ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror, ku do të ballafaqohet me Gjeorgjinë më 2 shtator në udhëtim, pastaj me Greqinë dhe Spanjën më 5 dhe 8 shtator si vendas në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do të paraqitet të hënën në një konferencë para mediave për të folur rreth ndeshjes së parë më Gjeorgjinë me fillim nga ora 11:00.
Në po të njëjtën ditë, skuadra do të zhvillojë stërvitje në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 19:00.

Back to top button