Agjenti ia ofron shërbimet e Ronaldos gjigantit anglez

 
Një lajm i papritur është publikuar sot nga “Corriere dello Sport” që pretendon se agjenti i Cristiano Ronaldos ia ka ofruar Manchester Cityt shërbimet e portugezit.
Ronaldo është në vitin e fundit të kontratës së tij me “Bianconerët” dhe ai mund të shitet për 30 milionë euro.
Ronaldo ka qenë i lidhur me skuadra se Real Madrid, Manchester United dhe PSG, por gazeta italiane pretendon se ai është vet-ofruar skuadrës së Manchester Cityt.
Kampionët e Premier Ligës janë duke kërkuar një sulmues dhe janë në bisedime me Tottenhamin për Harry Kane por as oferta prej 150 milionë eurosh nuk duket se është e mjaftueshme për t’i bindur drejtuesit e Tottenhamit.
Pasi dështoi për të marr Mesin nga Barcelona i cili përfundoi në PSG, Pep Guardiola mund të kërkojë shërbimet e Ronaldos.
Një operacion i tillë do të ishte një lajm shumë i keq për tifozët e Manchester United, skuadër në të cilën Ronaldo i kaloi vitet më të mira në karrierën e tij.

Back to top button