Kapet njëri nga hajnat e mjeteve të punës

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi që ditë më parë në bashkëpunim edhe me disa persona të tjerë kryen një vjedhje të rëndë në Ferizaj.
Të dyshuarit kishin vjedhur mjete pune në vlerë prej 7 mijë euro.
“I dyshuar , G.H. (m/shtetas i Republikës së Shqipërisë, 30 vjeç),në bashkëpunim me disa persona të dyshuar , me datën m12.08.2021, rreth orës 04:50 minuta, në Ferizaj rruga “Sali Qeku” kanë hy me forcë në lokalet e një kompanie ndërtimore dhe kanë vjedhur mjete pune në vlerë 7.000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në një komunikatë të Policisë.
Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj të dyshuarit, kurse lidhur me rastin janë duke vazhduar hetimet për personat tjerë./21Media

Back to top button