AGK themelon Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës  (AGK) ka themeluar Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës. Misioni i këtij rrjeti të krijuar është krijimi i ambientit gjithëpërfshirës për gratë që punojnë në medie dhe krijimi i një hapësirë të sigurt për adresimin e problemeve.

Në këtë Rrjet të Grave të Kosovës të Kosovës, janë përzgjedhur tri gra që do të përfaqësojnë këtë rrjet. Ato janë: : Leonida Molliqaj, Gentiana Begolli Pustina , udhëheqëse e Departamentit për Komunikim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe gazetaren Qëndresa Tërshani.

“Në bashkëpunim me 25 kolege gazetare e të organizatave ndërkombëtare, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës pas identifikimit të nevojave, shqetësimeve e kërkesave të gazetareve, vikendin që lamë pas vuri themelet e Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës. Koleget prezente propozuan e votuan Bordin Këshillëdhënës të këtij Rrjeti, i cili ka në përbërje tri super gra të dëshmuara në gazetari si: Leonida Molliqaj – redaktore në QIKA, Gentiana Begolli Pustina – udhëheqëse e Departamentit për Komunikim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në RTK, si dhe gazetaren nga Klan Kosova, Qëndresa Tërshani. Masha Mileusniq e ndau përvojën e saj si mentore e themelueseve të këtij rrjeti ku foli më gjërësisht për rëndësinë dhe praktikat më të mira të funksionimit të rrjeteve të grave gazetare. Misioni i këtij Rrjeti është krijimi i një ambienti gjithëpërfshirës për gratë që punojnë në medie, parandalimin e përdorimit të gjuhës seksiste dhe mizogjene në diskurs publik, si dhe krijimi i një hapësirë të sigurt për adresimin e problemeve që hasin në vendin e punës apo gjatë punës në terren. Rrjeti është i hapur për anëtarësim të secilës grua që punon në sektorin medial, dhe i inkurajojmë të gjithë koleget që të anëtarësohen në këtë Rrjet, në mënyrë që të kontribuojmë sa më shumë në përmirësimin e pozitës së gruas në vendet e punës, por edhe në diskursin publik. I falënderojmë përzemërsisht për kontributin e dhënë kolegeve prezente në këtë takim të parë të këtij Rrjeti, si dhe mbështetjen e padiskutueshme të dhënë nga UK Funded Media for Change project, NDI Kosovo, OSCE Mission in Kosovo dhe European Union in Kosovo”, thuhet në njoftimin e AGK. /21Media

Back to top button