Sefaj thotë se Murati s’ka kompetencë t’i ndalë pagat e mësimdhënësve

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist ka reaguar përsëri për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që ishin në grevë për 5 javë.
Sefaj ka thënë se Ministri i Financave, Hekuran Murati s’ka kompetencë me i ndalë pagat e mësimdhënësve
“Është mirë me i tregu dikush kontabilistit se ai s’ka kompetencë me i ndalë pagat e mësimdhënësve, sepse ai nuk është punëdhënësi, punëdhënës janë komunat. MFPT duhet mi ekzekutu pagat dhe në rast të dyshimeve mundet me kërku prej auditorit që ti auditoj lendet ( listat e dorëzuara nga komunat ). Kjo përveq që është ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal është abuzim flagrant më detyrën zyrtare duke shkelur disa ligje”, ka thënë ai duke pyetur “a ka prokurori ky shtet, apo secili mundet me ba çka ti vjen për doresh”.
Sefaj në llogarinë e tij ka publikuar edhe një pjesë të ligjit për vetëqeverisje lokale.
“LIGJI NR. 03/L-040
PËR VETËQEVERISJEN LOKALE
Neni 17 Kompetencat vetanake
Pika h)
h) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe
licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e instruktorëve
dhe administratorëve të arsimit”./21Media

Back to top button