Ahmetaj: Për kryeneçësi të liderëve të papjekur nuk e meriton të ndëshkohet populli

(Lajm i përditësuar)


Ish-ministrja e Integrimeve Evropane, Mimoza Ahemtaj tha se populli nuk e meriton të ndëshkohet për kryeneçësi të liderëve të ‘papjekur’.

Ajo për emisionin “Click” në RTV21 tha se liderët e shteteve anëtare nesër do të dalin me konkledimet e këshillit dhe sipas saj “ne do ta shohim vetën në pasqyrë se si do të dalim”.

“Unë uroj dhe dëshiroj për shtetin tim që kurrë të mos ketë masa ,sepse nuk e meriton populli, nuk e meriton që për kryeneçësi të liderëve të papjekur të ndëshkohet populli”, tha ajo.

Zyrtarë të BE-së kanë paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të shpallin disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak se Prishtina nuk ka ndërmarrë hapa për të shtensionuar situatën në veri.


Ahmetaj për dialogun në Bruksel: Me Mustafën e Thaçin me orë të tëra është negociuar qoftë edhe për një fjalë

Ish-ministrja e Integrimeve Evropane, Mimoza Ahmetaj sonte për emisionin “Click” në RTV21 tha se me kryeministri, Albin Kurti nuk ka një dialog të mirëfillt në Bruksel, ndërsa theksoi se paraardhësit e tij kanë dialoguar me orë të tëra qoftë edhe për një fjalë dhe gjithmonë në koordinim me parterët ndërkombëtarët.

“Me orë të tëra kemi ndejt të mbyllur deri në 17 orë kur edhe janë arritë edhe ato marrëveshje, pavarësisht kritikave ne kemi arritur të mbajmë zgjedhje në veri, pjesëmarrjen e zgjedhjeve, vendosjen e dy pikave doganore në veri…Mbaj mend me saktësi diskutimet e gjata dhe debatet në detale, ka pasë momente me orë të tëra bashëk me kryenegociatoren, Tahiri, po ashktu me kryeministrin Mustafa apo edhe presidentin Thaçi që për orë të tëra është negocuar për ndonjë fjalë apo fjali për çështje të caktuara me qëllimin e vetëm që të mos na bëhet ndonjë anashkalim apo të na rrëshqet ndonjë gabim dhe të gjitha këto janë bërë në harmonizim të plotë me SHBA-të dhe Shtetet anëtarë të cilat jo pak kanë qenë përkrahese në Bashkimin Evropian”, tha Ahmetaj./21Media

Back to top button