Ahmetaj: Presidentja Osmani është pjesë e aferave korruptive, dështimet e Kosovës e bartin vulën e saj

(Lajm i përditësuar)


Ahmetaj: Presidentja Osmani është pjesë e aferave korruptive, dështimet e Kosovës e bartin vulën e saj

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj në ”Click” të RTV21 tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pjesë e dështimeve të Qeverisë Kurti, pasi siç tha ajo asnjëherë nuk ju ka dëgjuar zëri.

”Presidentja Osmani qështë përgjegjëse për të gjitha këto veprimet e kësaj qeverie sepse deri sot dhe vazhdojnë të jenë bashkë, asnjëherë nuk ju ka dëgjuar zëri për të gjitha dështimet. Ajo është e futur thellë në të gjitha aferat dhe dështimet dështimet e Kosovës e bartin edhe vul%n e saj”, tha Ahmetaj.

Ajo gjithashtu foli edhe për përplasjen mes kryeministrit Kurtit dhe Presidentes Osmanit, për çka tha se ‘Kurti dhe Osmani kanë konflikte për çështje banale”.


Koalicion me LVV-në, Ahmetaj: PDK-ja është e hapur për të gjithë

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj në ”Click” të RTV21 tha se PDK-ja nuk ka vija të kuqe sa i përket koalicioneve me partitë tjera.

Ahmetaj tutje shtoi se PDK-ja nuk është ”për tu acaruar më shumë”.

”PDK-ja nuk është parti që thotë se ka vija të kuqe me partitë, PDK-ja është e hapur dhe mbetet e hapur, po flasim për partitë që përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi”, tha Ahmetaj.


Ahmetaj: PDK-ja në zgjedhje do ta ofrojë një ofertë që do ta nxjerr Kosovën nga kjo katrahurë

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj në ”Click” të RTV21 tha se në zgjedhjet e ardhshme PDK-ja do të ofrojë një ofertë që do e nxjerr Kosovën nga ” kjo katrahurë” që gjendet.

në zgjedhjet e ardhshme, ”ekspertizen, dijen e vetë, profesionalizimin që e ka dhe ofertën që do ta nxjerr Kosovën nga kjo katrahurë në të cilën ne gjendemi”, tha Ahmetaj.


Ahmetaj: PDK-ja nuk bënë opozitarizëm sikurse ajo që e ka bërë Kurti

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj në ”Click” të RTV21 tha se PDK-ja nuk bënë opozitarizëm sikur ajo e  Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në kohën kur aj ka qenë në opozitë.

”Kurti opozitarizmin e mendon sikurse aj kur ka qenë, PDK nuk bënë opozitarizm të tillë, madje edhe partitë kur kanë qenë krahë Kurtit kur kanë bërë opozitarizëm sot janë penduar”, tha Ahmetaj.


Përplasen Ahmetaj e Fetoshi, ”PDK-ja nuk është parti e rrugës”

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj i ka replikuar analistit politik Arben Fetoshit, pasi ky tha se PDK-ja po frikësohet dhe po heshtë.

”PDK nuk është parti e rrugës, pro është parti e institucioneve duke qenë ë Kuvendin e Kosovës i ka penguar një mori ligjes që kanë qenë jo kushtetuese”, tha Ahmetaj.


Fetoshi: PDK-ja po frikësohet nga artikulimi qëndrimeve të Qeverisë për veriun

Analisti politik, Arben Fetoshi në ‘Click” të RTV21 tha se heshtja e opozitës me theks të veçantë PDK-ja po ”frikësohet nga artikulimi i qëndrimeve të Qeverisë” për situatën në Veri të vendit.

”Heshhtja e PDK-se dhe në përgjethësi krejt opozitë për shkak se opozitarizmi i PDK-se duke u mjaftu me shqetesimet e ngirtura sa ipërket perplasjes me alatet ndërkombëar me bënë me kuptu se PDK-ja është frikësuar nga artikulimi i qëndrimeve të qarta të qeverise sa i përket pjesë veriore”, tha Fetoshi.


Ahmetaj: Kurti ka dështuar në të gjitha sferat, Ura e Ibrit po përdoret për t’i mbuluar dështimet

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj në ”Click” të RTV21 tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti çështjen e hapjes së Urës së Ibrit po e përdor për t’i mbuluar dështimet e tij.

”Kurti ka dështuar në të gjitha sferat, Ura e Ibrit po përdoret për t’i mbuluar dështimet”, tha ndër tjera Ahmetaj.


Ahmetaj: Kurti thotë se ka shtrirë integritetin në veri dhe shkon i pengon fishkëllima e një qytetari

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj në ”Click” të RTV21 tha se arrestimi i Aleksandar Arsenijeviq sot në veri ishte shkelje e të drejtave të njeriut.

”Arrestohet një qytetarë i vendit i përkatësis serbe vetëm për faktin që aj’ Kurti thotë se ka shtrirë integritetin në veri dhe shkon i pengon fishkëllima  enjë qytetari kjo është kundër të drejtave të njeriut”, tha Ahmetaj teksa ka shtuar se ”Kurti ka harruar se në kuvend vite më parë kanë përdorur edhe armë për të ardhur kjo parti në pushtet”.

Tutje, Ahmetaj tha se Arsenijeviq ditën u arrestua nga Policia, kurse më vonë u lirua nga politika.


Ahmetaj: Margaritarët e Kurtit do të jenë të ri çdo ditë, por do të ketë 0 rezultate

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj në ”Click” të RTV21 tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të ndalet me veprimet e tij deri më 9 shkurt.

Ahmetaj tutje shtoi se këto veprime të Kurtit po ”e ushejnë sentimentin e Vuçiqit në tërsi për të treguar se komniteti serb ne kosove eshte i rrezituar ky eshte realiteti me të cilin jemi duke jetuar”.

”Veprimet e tilla të kryeministrit, margaritarët e tij do jenë të ri e të ri çdo ditë deri në ditën e 9 shkurtit kur ne do i drejtohem kutive të zgjedhjeve. Cka mbetet të shihet është në kokën e tij dhe agjendën e tij populliste,  por çka do shohim është 0 rezultate”, tha Ahmetaj./21Media

Back to top button