Përfundon ndeshja në Air Albania, ky është rezultati
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka pësuar humbjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Ndeshja në “Air Albania” në Tiranë ka përfunduar sonte me fitoren e Gjeorgjisë me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët e shënoi Giorgi Kochorashvili në minutën e 71-të.
Shqipëria kërkoi në vazhdim barazimin, por mbrojtja kundërshtare u tregua e vëmendshme përballë sulmit kuqezinj.
Mysafirët kanë mundur të shënojnë edhe golin e dytë tre minuta para përfundimit të ndeshjes, por portieri Thomas Strakosha priti për mrekulli goditjen e rrezikshme të Zuriko Davitashvili.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Republika Çeke arkëtoi tri pikët e para si vendës duke mposhtur me mjaft vështirësi Ukrainën me rezultatin 3:2.
Gjeorgjia prin në tabelë e 6 pikë, kuqezinjtë mbeten në pozitën e dytë me tri pikë, po aq sa ka edhe Republika Çeke e treta dhe Ukraina e fundit pa asnjë pikë.