Ahmeti: BDI përqafon agjendën e gjelbër

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot me rastin e Ditës botërore të mjedisit – 5 Qershorit dhe 19
vjetorin e themelimit të partisë njoftoi se agjenda e gjelbër po bëhet pjesë e partisë së tyre në zgjedhjet lokale.

“Në ditëlindjen e 19-të të BDI-së, ne fillojmë një politikë të re dhe veprim të drejtpërdrejtë, një politikë për drejtësi mjedisore dhe jetë cilësore. “Agjenda e gjelbër po bëhet pjesë e BDI-së,” tha Ahmeti.

Në fjalën e tij, Ahmeti përmendi disa projekte dhe aktivitete, që sipas tij, BDI i ka zbatuar gjatë ekzistencës së saj./21Media

Back to top button