Gjykata e Prishtinës ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të arrestuarve në rastin “Telekomi”.

Me paraburgimin nuk është pajtuar avokati Nasuf Hsani, i cili mbronë Gazmend Hysenin. Avokati Hasani ka deklaruar se klienti i tij është mashtruar.

“Nuk pajtohem se pse, klienti im ka qenë vet i mashtruar nga i dyshuari tjetër, prandaj duke qenë se ka treguar bashkëpunim me organet e ndjekjes, kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit është pak sa e ekzagjeruar, e që për fat te keq gjykata vendosi duke mos i pasur parasysh fare pretendimet e mbrojtjes. I mbrojturi im gjithherë ka treguar gatishmëri dhe disponim ne drejtim te zbardhjes se kësaj çështje, andaj tani më pothuajse kjo çështje nuk ka se çka me u zbulu. I mbrojturi im nuk ka përfituar asgjë, prandaj e konsideron veten të mashtruar”, është shprehur Hasani.

Të arrestuarit janë Fatbardh Ajvazi dhe Gazmend Hyseni. Ata dyshohen se kanë mashtruar në prokurim publik dhe u janë shmangur tatimeve. Fatbardh Ajvazi dyshohet se bashkë me pronaret e “Zone Mobile” i kanë shkelur procedurat e prokurimit pasi nuk e kanë furnizuar fare “Telekomin e Kosovës” me telefona siç ishte përcaktuar në kontratën në vlerë prej 437 mijë e 488 euro.

Ajvazi dyshohet edhe se ishte munduar të krijonte prova false me qëllim të mbrojtjes së të arrestuarve të tejrë të këtij rasti. Ndërsa për pronaret e “Zone Mobile” ekziston dyshimi se të njëjtit janë shmangur nga tatimi për këta telefona mobil, duke mos e deklaruar këtë blerje në ATK.Për Gazmend Hysenin, i cili është pronar i kompanisë “Verscoop” ekziston dyshimi se në bashkëpunim me Fatbardh Ajvazin kanë krijuar fatura fiktive me qëllim të mbulimit të hyrje-daljeve të telefonave mobil për kompaninë “Zone Mobile”: Arrestimi i Fatbardh Ajvazit dhe Gazmend Hysenit e ka dërguar në gjashtë numrin e të arrestuarve deri me tani në rastin “Telekomi”.

Muaj më parë ishin arrestuar Armend Osaj, Trim Musliun, Deniz Ceman dhe Kreshnik Musliun, dhe ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit./kallxo