Rreth 80 mijë persona të vaksinuar në gjithë vendin

 

Rreth 80 mijë vaksinime kundër Covid-19 janë kryer në Kosovë që kur ka nisur procesi i vaksinimit, këtë e ka konfirmuar menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se vetëm sot në këtë qendër janë kryer 460 vaksinime, ndërsa në nivel vendi 1300. Ndërsa, ka shkuar në 10 mijë shifra e qytetarëve që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Qytetarët për t’u vaksinuar duhet të aplikojnë në e-Kosova, dhe të presin thirrjen nga Ministria e Shëndetësisë për vaksinim.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 466 raste pozitive me koronavirus. 2 mijë e 244 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit dhe 1 mijë e 511 raste janë aktive me COVID-19.

Back to top button