Ahmeti: Dalja nga salla e Mustafës është e kundërta e dinjitetit
Sipas Ahmetit për dy e mê shumë vite LDK e ka ndihmuar PDKnë në bllokimin e Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë kohës që po zhvillohet seanca e mocionit për rrëzimin e qeverisë përmes një postimi në Facebook ka thënë se për dy e mê shumë vite LDK e ka ndihmuar PDK-në në bllokimin e Prishtinës.
“Kur kam kërku ndihmën e Avdullah Hotit në vendime i ndihmonte Ferat Shalës e Kadri Veselit. Ligjin për Prishtinën e bllokuan. Ne Kuvend Komunal na bllokonin me çdo gjë. Si kryetar i Prishtinës, kjo qeveri nuk e meriton as edhe përkrahjen më të vogël” ka shkruar Ahmeti.
Ai ka komentuar edhe daljen nga salla e kryeministrit Isa Mustafa derisa po fliste deputeti Glauk Konjufca , Ahmeti tha se ka dinjitet edhe në humbje. Sipas tij dalja nga salla është e kundërta e dinjitetit.
“Isa Mustafa do të mund ta duronte debatin “kam bo – s’ke bo”.Por ai nuk do ta duron asnjëherë debatin e vërtetë, që Hashimin president e Kadrinë kryeparlamentar i ka sjellë vetë ai. Këtë le ta mbajnë në mend anëtarësia dhe votuesit në Kosovë.” shtoi Ahmeti.
Ahmeti më tej tha se “E pa i hjek këtë tandem të SHIKut nga pushteti Kosova nuk do të përparoj.Prandaj kur këto i tha Glauku, Isa e lëshoi sallën”/21Media