Tërmkolli: PDK mos t’mshefet pas opozitës

Gjatë seancës për mocionin e mosbesimit

Deputetja në radhët e LDK-së, Milihate Tërmkolli në fjalën e rastit gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet tha se nuk dua të flas për të arriturat e qeverisë as për dështimet.

“Ne fakt ne kemi probleme të vazhdueshme, ka që katër- pesë muaj që kam ngritur zërin e nuk po punohet. Deputetët e PDK-së po e bojkotojnë kuvendin e po thojnë nuk ka vendim-marrje”, tha deputetja Tërmkolli.

Ajo porositi PDK-në që të mos fshehet pas vendimit të opozitës për mocionin. Sipas saj nëse janë për rrëzimin e qeverisë le të dalin haptas.

Ajo gjithashtu përmendi edhe “fillimin” e fushatës së kryetarit Kadri Veselit./21Media

Back to top button