Gaxherri: Kjo qeverisje është model për qeverisje në Kosovë

”LDK nuk ka hipoteke kriminale dhe mund ta shikojë në sy çdo qytetar”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri tha se LDK kjo qeveri është qeveria e vetne që punoi në presion të dhunës që nga dita e parë e deri më sot, shkruan rtv21.tv

”Kjo qeverisje është model për qeverisje në Kosovë. Qeveri që ka bërë reforma fiskale me rezultatet e pranuara në vend dhe jasht. Qeveri që ka krijuar stabilitet buxhetor, qeveri që ka krijuar rregulla për rritje pagash. Qeveri që ka bërë rend dhe rregull në skemat sociale. Qeveri që ka krijuar klimë për vetëpunësim. Qeveri që ka stopu shumë procese të këqija për vendin”, tha Gaxherri.

Sipas saj, Kosova ka nevojë për një qeverisje të tillë që të shpëtojë nga keqqeverisjet. ”Çfarëdo veprimi që merrni sot, LDK është e unifikuar më shumë se kurrë, ne jemi alternativa e vetme serioze e Kosovës, nuk kemi nevoje të krijojmë zgjedhje”, tha Gaxheri duke shtuar se  LDK nuk ka hipoteke kriminale dhe mund ta shikojë në sy çdo qytetar të Kosovës./21Media

Back to top button