Ahmeti: I befasuar nga mosregaimi i BE-së ndaj fushatës së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti shprehet i befasuar nga mosreagimi i Bashkimit Evropian ndaj fushatës së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Deklarat e zëvendësministri Ahmeti pasoi dërgimin e letrave nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të gjithë liderëve në Evropë me rastin e paralajmërimeve për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.

Ahmeti për RTV21 tha se fushata e Serbisë është shkelje e radhës e marrveshjes bazike dhe aneksit të Ohrit.

“Kjo është shkelje e radhes e marrveshjes bazike, së paku tetë nga njëmbëdhjetë pika të asaj marrëveshjeje janë shkelur në vadimësi. Për mua nuk është befasi veprimi i Serbisë, befasi është mungesa e një reagimi të qartë dhe të fuqishëm nga BE-ja si një arbitër që është ndërmjetës në procesin e dialogut”, tha Ahmeti për RTV21.

Në intervistë për RTV21, Ahmeti tha se pret rezultat pozitiv nga Asambleja Paramentare e Këshillit të Evropës më 16 prill e po ashtu edhe nga Këshilli i Ministrave, në maj.

“Është vërtetuar që janë mbi dy të tretat e votave, unë pres që atë ditë (më 16 prill) të kemi më shumë se dy të tretat e votave të tretat e votave . Nuk ka asnjë arsye për vonesë apo kundërshtime të vendosjes në agejndë të aplikimit tonë, në maj (në Këshillin e Minitrave të KiE). Mbështetja për për votën në favor është aty”, tha Ahmeti./RTV21/21Media

Back to top button