Ahmeti ia uron fitoren LVV-së

 

Pas publikimit të rezultateve të exit polleve, Shpend Ahmeti, ish-kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), ia ka uruar fitoren Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

“Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Në bazë të Exit Polleve të publikuara në media del se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar këto zgjedhje.

Kutojmë se vendvotimet u mbyllën në ora 19:00. Sipas të dhënave të KQZ-së pejsëmarrja e qytetarëve në votime ka qenë mbi 46%./21Media

Back to top button