Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara.

Deri të enjten do të ketë ngrica. Të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore. Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s./21Media

Back to top button