Ahmeti: Me 8 janar takimi i parë në Bruksel me lehtësuesit e dialogut

Do të diskutohet mbi ecurinë e procesit të dialogut

Pas takimit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli me Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi, Thaçi, Haradinaj, Ahmeti dhe Veseli dolën në një konferencë për media.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se me 8 janar do të takohet delegacioni shtetëror në Bruksel me lehtësuesit e dialogut me të cilët do të diskutojnë për dialogun me Serbinë. Në këtë takim, nuk do të marrë pjesë kreu i shtetit, Hashim Thaçi sepse nuk është pjesë e delegacionit shtetëror.

“Më 8 janar do të kemi takim në Bruksel me lehtësuesit e procesit të dialogut për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të dialogut”, tha Ahmeti.

Ahmeti, pas këtij takimi tha se e vetmja kërkesë e tij është që të flasin njëzëri, dhe tha se do të ketë transparencë të plotë dhe qytetarët t’i informojnë në kohë.

“Nuk pres të kemi pajtueshmëri të plotë menjëherë” , tha ai ndërsa bëri të ditur se sot nuk është arritur pajtueshmëri e plotë megjithëse ai e vlerësoi si pozitiv këtë takimi.

Ndër tjerash, bashkëkryesuesi i delegacionit tha se sa i përket LDK dhe VV i kanë dy vendet e rezervuara në delegacion, do t’i ftojmë gjithmonë edhe në rast se mungojnë do t’i njoftojnë me letra për atë se çka diskutohet në këto takime.

Kreu i Prishtinës shtoi se delegacioni ka rezulotë që ia përcakton se cili është mandati i këtij delegacioni dhe tha se mandati është i qartë, arritja e njohjes reciproke si dhe ruajtja e integritetit territorial të Kosovës.

Ndërkaq, kreu i Qeverisë tha se pajtohet me të gjithë atë çka u tha./21Media

Back to top button