Ahmeti: Më pyetën a vërtet mendoni se do të bëhet? Thash jo që besoj por edhe do bëhet

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i është drejtuar qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një video-mesazhit duke i uruar për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar.

Ahmeti në fjalimin e tij theksoi se shqiptarët gjithmonë kanë menduar për liri dhe barazi, dhe se kjo sipas tij don sakrificë dhe përkushtim, por edhe besim se qëllimi do të arrihet.

“Më pyetën a vërtet mendoni se do të bëhet? Thash jo që besoj por edhe do bëhet. Ashtu besoja edhe në marrëveshjen e Ohrit, edhe në zyrtarizimin e gjuhës shqipe edhe të flamurit kombëtar. Besoja që do të bëhemi edhe pjesë e NATO-s dhe që do të hapim negociata për anëtarësimin në BE. Besoj që shpejtë do të anëtarësohemi në BE sepse shtetet e Bashkuara të Europës është ideali im dhe për këtë punoj çdo ditë”, u shpreh Ahmeti./TV21

Back to top button