Kompletohen 32 skuadrat e Ligës së Kampionëve, të enjten hidhet shorti për fazën e grupeve

Të martën dhe të mërkurën janë zhvilluar edhe ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pas këtyre ndeshjeve, tashme është kompletuar lista prej 32 ekipeve që do të jenë pjesë e fazës së grupeve që zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje dhe mbledhjen e pikëve, derisa nga ky edicion është shfuqizuar goli si mysafir.
Nga ndeshjet e së martës, skuadrat që vazhduan më tutje ishin Young Boys, Malbo dhe Benfica, ndërsa nga ato të së mërkurës ishin Sheriff Tiraspol, Salsburgu dhe Shakhtar Donetsk.
Shorti i fazës së grupeve do të tërhiqet të enjten me fillim nga ora 18:00 në Stamboll.

Back to top button