Ahmeti para Gjykatës Speciale, po intervistohet si dëshmitar i luftës në Kosovë

 

 

Mëngjesi i sotëm nuk ishte aspak i zakonshëm për kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

Ai sot për herë të parë, në cilësinë e dëshmitarit, u gjend para prokurorëve ndërkombëtar të Gjykatës Speciale në Prishtinë për të folur rreth aktiviteteve të presidentit aktual të Kosovës Hashim Thaçi, kreut të PDK-së Kadri Veseli e disa të tjerëve, si ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po dyshohen për krime lufte.

Ahmeti përveç se ka qenë pjesëtar në atë luftë, është edhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së.

Si drejtues në Lëvizjen Popullore të Kosovës, si organizatë e cila është themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; dhe do të intervistohem si njëri nga themeluesit të UÇK-së, dhe për veprimtarinë e këtij subjekti ushtarak në periudhën ’98,’99 dhe 2000”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Dëshmimi i Ahmetit filloi të orën 09:30, tregoi për TV21, sekretari organizativ i integristëve Artan Grubi, i cili po e shoqëron Ahmetin në Prishtinë. Agjenda parasheh që Ahmeti të dëshmojë edhe nesër.

Nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës nuk ndajnë asnjë detaj rreth intervistimit të Ahmetit.

Jam i vetëdijshëm se z.Ahmeti e ka kumtuar se do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit Special. Kjo zyrë nuk e ka bërë publike këtë informacion dhe nuk jep informacione mbi hetimin. Për këtë arsye nuk mund të japim informacione të cilat i kërkoni”, thotë Kristofer Benet, zëdhënës Dhomat e specializuara dhe zyra e prokurorit tё specializuar tё Kosovёs.

Gjykata Speciale tashmë ka bërë publike paralajmërimin për aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, të dyshuar, siç thuhet nga Specialja, për dhjetëra vrasje. Krahas tyre, akuzohen edhe disa persona tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur./TV21

Back to top button