Kaloni te përmbajtja kryesore

Ahmeti për Nexhat Dacin: Luajti rol kyç në proceset që çuan drejt pavarësimit të Kosovës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit, Nexhat Daci.

Ahmeti ka thënë se Kosova ka humbur një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj.

“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, akademik Nexhat Dacit. Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj. Akademik Daci, me urtësinë dhe pjekurinë e tij politike, ka luajtur një rol kyç në proceset më të rëndësishme që çuan drejt pavarësimit të shtetit të Kosovës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e tij. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button