Ahmeti: Pushteti nuk është i pushtetarëve, por i qytetarëve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili edhe është kryetar aktual i kësaj komune do të jetë kryetar edhe për një mandat. Sot, ai u prit solemnisht nga stafi i komunës së Lipjanit.
Ahmeti, i cili mori besimin e qytetarëve duke lënë pas kundërshtarët e tij u shpreh se do të vazhdojë me punën në këtë komunë dhe do të vazhdon mandatin për herë të tretë tha se ne do vazhdojmë punën siç kemi qenë do të jemi të njëjtë do të jemi kërkues dhe intensiv në kryerjen e punëve tona.
“Siç e dini ne synojmë me vazhdu normalisht punën dhe angazhimin tonë nuk e kam ndërmend me u ndalë tash me ju premtu asgjë se jemi në fund të kësaj punë por do të jemi njëjtë do provojë të
jem i afërt me të gjithë për aq sa është e lejueshme në kuadër të normave por në të njëjtën kohe do vazhdojë të jem kërkues dhe intensiv për mi kry punët tona secili sipas përgjithësisë që ka. Nuk e shikoj asnjëherë askënd siç e kom dëshmuar deri tash mbi baza politike sidomos këta që janë në administratë nuk vjen në shprehje me i shiku si baza politike, por kërkoj edhe ata mos të na shikojë mbi baza politike”, tha ai.

Para stafit të Komunës së Lipjanit, Ahmeti tha se do të emrëojë bordin e ri, duke treguar edhe ndryshime të tjera brenda komunë. Megjithkëtë, ai tha se nuk do të lejojnë komiditetin e askujt.
Ai theksoi se pushteti nuk është i pushtetarëve dhe i komunarëve.
Kryetari i komunës së Lipjanit u shpreh se komunitetin e disa nuk do ta tolerojmë dhe që ka nevojë të hyjnë në lëvizje disa administratë.
“Unë pres që në vazhdim te emërojmë edhe bordin e ri, ekipin e ri edhe normalisht që edhe punëtorët mund ti kemi nevojë për lëvizje të reja dhe administratë. Komoditetin e disave nuk do ta
tolerojë me ka komoditet diku-diku e dini edhe vet dhe ka nevojë pak me i fut në lëvizje do administratë. E ndjeje të nevojshme t’i them publikut që pushteti nuk është i pushtetarëve dhe i
komunarëve, por pushteti është i qytetarëve”, tha ai.
Ndryshe, në zgjedhjet e mbajtura dje në Kosovë, 17 komuna kanë zgjedhur kryetarin e tyre për 4 vjetët e ardhshme, ndërsa 21 komuna kanë shkuar në balotazh. Imri Ahmeti ka fituar me 56,45%, duke lënë pas kundërkandidatin e Adnan Rrustemin (LVV) me 22,96%.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është bërë e ditur se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka qenë rreth 42.50%.

Back to top button