Vdiq nga Covid-19 ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell ka humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur në faqen e tij në Facebook
“Gjenerali i Colin L. Powell, ish-sekretar i Shtetit të SHBA-së, ka ndërruar jetë këtë mëngjes si pasojë e komplikimeve nga COVID-19. Ne kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur”, thuhej në një deklaratë. Duam të falënderojmë stafin mjekësor për trajtimin e tyre të kujdesshëm”, është bërë e ditur në njoftim.
Republikani ishte një ish-oficer i lartë ushtarak, i cili ishte bërë sekretari i parë i shtetit afrikano-amerikan në vitin 2000 nën presidentin George W.Bush. Ai gjithashtu kishte shërbyer në luftën e Vietnamit, një përvojë që më vonë e kishin ndihmuar përcaktimin e strategjive të tij ushtarake dhe politike. Gjatë kryerjes së funksioneve në qeverinë amerikane, Powell shpeshherë ka kontribuuar në marrjen e vendimeve kyçe në politikën e jashtme amerikane./21Media

Back to top button