Ahmeti: Vakti o me testu liqenin?

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se është koha për të testuar liqenin.
“Vakti o me testu liqenin?”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
Ndërkohë, kryetari i tanishëm, Përparim Rama gjatë fushatës zgjedhore, pati premtuar ndërtimin e një liqeni në vend të stadiumit “Fadil Vokrri”, në të ardhmen.Ndonëse, Rama ka theksuar se projekti i stadiumit nuk do të ndodhë gjatë mandatit të parë, pasi sipas tij, nuk e kanë pasur në program.
Ndërkohë, sot komuna e Prishtinës, ka njoftuar se të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet./21Media

Back to top button