Ahtisaari në spital, sërish infektohet me koronavirus

Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, është shtruar në spital pasi rezultoi pozitiv me koronavirus për herën e dytë gjatw pandemisë.
Qeveria e Finlandës nuk tha se kur dhe ku mendohej se ishte infektuar 84-vjeçari Ahtisaari. Ahtisaari shërbeu si kreu i shtetit të vendit nordik për një mandat gjatë viteve 1994-2000.
Ish-diplomati dhe ndërmjetësi i paqes për qeverinë finlandeze fitoi një çmim Nobel për Paqen në vitin 2008 për punën e tij për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.
“Presidenti Ahtisaari është mirë në rrethanat e krijuara, por për momentin qëndron në spital. Ai rezultoi pozitiv për koronavirus gjithashtu në mars 2020”, tha zyra e presidentit finlandez Sauli Niinisto në një deklaratë të mërkurën vonë.
Në shtator u njoftua se Ahtisaari kishte sëmundjen e Alzheimerit dhe po tërhiqej nga të gjitha aktivitetet publike./21Media

Back to top button