”Airbus” arrin marrëveshje 22,8 miliardë dollarë me kompaninë kineze

Afatet e dorëzimit të avionëve ende janë në fazë diskutimi

Gjiganti evropian i prodhimit të avionëve “Airbus” nënshkroi një marrëveshje me kompaninë “China Aviation Supplies Holding Company” (CAS), që parashikon shitjen e 140 avionëve me një vlerë totale prej 22,8 miliardë dollarë (20,12 miliardë euro) njoftoi pronari “Airbus” në Berlin, Tom Enders.

“Porosia, që përkon me 100 avionë të distancave mesatare A320 dhe 40 të distancave të gjata A350 XWB, është një prej kontratave më të mëdha të nënshkruara prej shumë vitesh nga ‘Airbus’”, deklaroi Enders gjatë një konference për shtyp në Berlin, ku presidenti kinez Xi Jinping ndodhet për vizitë, raporton AFP.

Afatet e dorëzimit të këtyre avionëve ende janë në fazë diskutimi, por pritet të bëhen në pesë ose gjashtë vitet e ardhshme, theksoi drejtori i përgjithshëm i “Airbus”-it.

Back to top button