Kaloni te përmbajtja kryesore

Tillerson të dielën në Ukrainë

Do të takohet me presidentin ukrainas

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson  do të vizitojë Ukrainën pas samitit G20 në Hamburg, për të dërguar porosinë se Uashingtoni do të mbetet i përkushtuar për sovranitetin e këtij shteti, ka bërë të ditur sot Departamenti i Shtetit.

Tillerson do të vizitojë Ukrainën të dielën, më 9 korrik, dhe do të takohet me presidentin Petro Poroshenko dhe reformatorët në qeveri dhe grupet jo qeveritare, thuhet në kumtesë, transmeton AFP.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button