Kaloni te përmbajtja kryesore

Ajaxi shpallet kampion i Holandës

Me fitore të thellë 5-0 ndaj Herenveenit, të cilin e mposhti me rezultat 5-0, skuadra e Ajaxit sonte u shpall kampion në ligën e Holandës në futboll të quajtur Eredevise.
Ky është titulli numër 36 për Ajaxin në Holandë. Nën drejtimin e trajnerit Eric Ten Hag, Ajaxi në këtë edicion arriti 26 fitore, 4 barazime dhe vetëm tri humbje.
Kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, Ajaxi ka 82 pikë në vendin e parë, katër më shumë se PSV që ka 78 pikë në vendin e dytë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button