Pse shfaqet herpesi në buzë, a mund të parandalohet, tregon Dr. Murat Mehmeti

Përveç që është i bezdishëm, herpesi që shfaqet në buzë apo brenda gojës është edhe i dhimbshëm.
Infektologu Dr. Murat Mehmeti për rtv21.tv ka deklaruar se herpesi në buzë, përkatësisht në mukozën e gojës shfaqet si pasojë e infeksionit me virusin HSV1 apo HSV2 (herpes simplex virusi 1 dhe 2).
Ja si t'i luftoni ethet në buzë - Keshilla.NET
Shefi i departmentit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Kliniken infektive, të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se shenjat e herpesit në buzë apo në mukozën e gojës janë të natyrës së vezikulave (fshikëza të mbushura me lëng) apo në formë të ulceracioneve, qoftë në buzë apo në gojë.
Bashkoni këta dy përbërës dhe shpëtoni nga aftet e gojës, trajtimi natyral që vepron 10 herë më shpejt se ilaçet - Guide per shendetin
Shkaqet e shfaqjes së herpesit në buzë apo në mukozën e gojës, sipas infektologut Mehmeti, janë si pasojë e infeksionit me viruset e HSV apo HSV2 dhe në situatat e imunitetit më të dobët.
Shëroni herpesin me mjaltë
“Këto ndryshime mund të shfaqen here pas here”, ka bërë të ditur ai gjatë intervistës për rtv21.tv
Infektologu Dr. Murat Mehmeti ka theksuar se parandalimi i herpesit në buzë është i vështirë.
Me këto 3 metoda zhdukni herpesin në buzë brenda ditës
“Tek rastet e herpesit gjenital përdorimi i kondomeve si dhe barnave antivirale redukton transmetimin e virusit.”, ka shtuar Dr.  Mehmeti./21Media

Back to top button