Akademia e Oscars reagon pas incidentit mes Smith dhe Rock

Akademia e “Oscar” ka dënuar incidentin e aktorit Will Smith i cili në natën e ndarjes së çmimeve Oscars, goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock.
Akademia përmes një postimi në Twitter tha se nuk e pranon dhunën.
“Akademia nuk e pranon dhunën e asnjë forme. Sonte kemi kënaqësinë të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga bashkëmoshatarët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën”, ka shkruar Akademia në Twitter.

 Gjithçka ndodhi pasi që, Rock bëri një shaka për paraqitjen e gruas së Smith, Jada Pinkett Smith, duke thënë: “Jada, të dua. GI Jane 2, mezi pres ta shoh, në rregull?”.
Smith, doli në skenë dhe goditi me shuplakë Rockun, duke krijuar një zhurmë të madhe. Smith u kthye në ndenjësen e tij dhe bërtiti që Rock të linte rehat Pinkett Smith. Rock u përgjigj se ai thjesht po bënte një shaka “GI Jane”./21Media 

Back to top button