Akil Gjakova ju ëmbëlson me imazhet e bukura të djalit të tij

 

Xhudisti i njohur, Akil Gjakova dhe bashkëshortja e tij, Suela po shijonë ditët më të mira të të qenurit prindër. Së fundmi, Akili dhe Suela kanë realizuar disa fotografi të bukura me djalin e tyre, Malin.

Gjakova ka publikuar imazhet e bukura në rrjete sociale, ku ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Akil Gjakova dhe Suela Muminoviç- Gjakova i kanë dhënë fund beqarisë në muajin gusht të vitit 2020, ndërsa janë bërë prindër para pak muajsh.

Akil Gjakova (i lindur më 4 janar 1996 në Pejë) është xhudisti i njohur kosovar, i cili lufton në kategoritë e peshës deri në 66 dhe deri në 73 kilogramë. Sa iu përket sukseseve në karrierë, disa nga arritjet e Akil Gjakovës janë: në vitin 2018 ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Grand Slamin e Parisit, ku ka fituar medaljen e artë. Gjakova në vitin 2018 është shpallur kampion i evropianit, që është mbajtur në Gyor të Hungarisë. Në vitin 2019, ai ka fituar medaljen e artë në Hungari. Ndërsa, më 17 prill të këtij viti, Akil Gjakova është shpallur kampion i Evropës në xhudo në turneun, i cili është zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë./21Media

Back to top button