Akil Gjakova më afër medaljes së bronztë në Paris

(Lajm i përditësuar)


Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar luftën e parë të repesazhit në Grand Slamin e Parisit.

Ai arriti që ta mposhtë Adil Osmanovin e Moldavisë me uazari në kohën shtesë.

Tani atij i ka mbetur që të përballet me Behruzi Khojazodan e Taxhikistanit për medaljen e bronztë.


Gjakova pëson nga Akhadovi, vazhdon në repesazh

Akil Gjakova do ta kërkojë përmes repesazhit medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit. Në çerekfinale, Akili humbi nga Shakhram Akhadovi i Uzbekistanit.

Pas dhjetë minutash luftë, Akili mori dënimin e tretë.

Akhadov kaloi në gjysmëfinale, ndërsa Gjakovës tani i duhen edhe dy fitore për medaljen e bronztë.


Akil Gjakova shkon në çerekfinale

Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit në Paris me një super gjuajtje.

Në luftën e tretë, Akili e mposhti me Ippon të jashtëzakonshëm kanadezin Arthur Margelidon.


Akil Gjakova kalon edhe pengesën e dytë në Grand Slam 

Akil Gjakova ka kaluar pengesën e dytë në Grand Slamin e Parisit.

Në xhiron e tretë e mposhti xhudistin nga Azerbajxhani, Rashid Mammadaliyev.

Lufta ishte shumë taktike, ndërsa u vendos me dënime.

Mammadaliyevi pësoi tri dënime dhe fitorja i takoi xhudistit kosovar.


Akil Gjakova e kalon pengesën e parë në Grand Slam

Akil Gjakova e ka nisur poashtu mbarë aventurën në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.

Xhudisti kosovar në raundin e dytë triumfoi ndaj turkut, Umalt Demirel në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ishte fitore me mund të madh dhe me një IPPON tek në “Golden Score”.

Raundin e dytë sot e kaloi gjithashtu edhe Dardan Cena në kategorinë e njëjtë.

Back to top button