Iraku akuzon SHBA-në për përdorimin e territorit të saj si “shesh beteje për të larë hesapet”

Pasi Shtetet e Bashkuara thanë se nisën sulme hakmarrëse në 85 objektiva në Siri dhe Irak, në një deklaratë, zëdhënësi i qeverisë irakiane Bassem al-Awadi thotë se sulmet e SHBA-së goditën lokacione në qytetet irakiane Akahat dhe al-Qaim, “duke përfshirë zonat ku janë vendosur forcat tona të sigurisë”.

Deklarata akuzon SHBA-në për kthimin e territorit të Irakut në një “shesh beteje për larje hesapesh”.

Ai vazhdon duke thënë se është e domosdoshme që “të gjitha palët e përfshira të kuptojnë se toka dhe sovraniteti i kombit tonë nuk duhet të shërbejnë si një skenë për shkëmbimin e mesazheve apo shfaqje të forcës nga kundërshtarët”./21Media

Back to top button