Akil Gjakovës i ndalohet t’i afrohet gruas së tij prej 50 metrash, gjykata refuzon t’ia caktojë masën e paraburgimit

Xhudistit kosovar, Akil Gjakova i është shqiptuar masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo presonit të caktuar në distancë prej 50 metra.

Gjykata e Pejës ka refuzuar kërkesën e kësaj e Prokuorisë Themelore të Pejës për t’i caktuar masën e paraburgimit xhudistit kosovar të dyshuar për rrahjen e gruas.

Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, Gjykata ka thënë se do t’ia caktojë masën e paraburgimit Akil Gjakovës, i cili akuzohet për “dhunë në familje”:

“Pasi pala e dëmtuar të njoftohet me aktvendim edhe ajo duhet të respektoj vendimin e gjykatës dhe nëse qëllimisht cenon kufizimet që i ka i pandehuri, gjykata mund t’a dënojë personin e mbrojtur me gjobë. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në vendimin e Gjykatës./21Media

Back to top button