AKP publikon raportin e azhurnuar të shitjeve

 

Agjencia Kosovare e Privatizimit publikoi në faqen e saj të internetit raportin e azhurnuar me listën e privatizimeve të ndërmarrjeve shoqërore dhe të shitjeve të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të realizuara deri më 1 korrik 2020.

Sipas raportit, janë gjithsej 2065 asete te shitura deri më tani. Më së shumti asete të shitura ka pasur në rajonin e Prishtinës, gjithsej 572, pastaj vjen rajoni i Pejës me 481 shitje të realizuara, Prizreni me 376 shitje, në rajonin e Gjilanit janë realizuar 362 privatizime dhe në rajonin e Mitrovicës janë shitur 274 asete.

AKP thotë se është e përkushtuar për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies para opinionit publik për gjithë procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore që është i një rëndësie të veçantë për administrimin e mirë të aseteve në pronësi shoqërore dhe rritjen e vlerës së tyre.

“Listat e publikuara do të azhurnohen periodikisht, ndërkaq ftohen palët e interesit që në rast të vërejtjeve në saktësinë e shënimeve të publikuara, të dërgojnë me shkrim vërejtjet e tyre në zyret rajonale të Agjencisë. Raporti mund të gjendet në web faqen e AKP-së linkun në vijim: http://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,37”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Back to top button