Franca ua rrit pagat punëtorëve shëndetësorë

 

Franca ka aprovuar rritje të pagave në vlerë në vlerë prej 8 miliardë eurosh për punëtorët e shëndetit, për rolin e tyre në luftimin e koronavirusit.

Marrëveshja u nënshkrua me sindikatat të hënën dhe do të shihte që pagat rriten mesatarisht për 183 euro në muaj, transmeton rtv21.tv.

Punëtorët shëndetësorë janë vlerësuar gjatë gjithë pandemisë për punën e tyre.

Megjithatë, ata kanë zhvilluar protesta për të kërkuar rritje të pagave dhe fonde më të mira për spitalet.

Franca ka regjistruar më shumë se 200 mijë raste me koronavirus. Prej tyre, mbi 30 mijë kanë humbur jetën./21Media

Back to top button