Akreditohen vëzhguesit për zgjedhjet e 14 shkurtit

 

Janë  akredituar vëzhguesit për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kjo u bë e ditur nga  Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka,  në mbledhjen e  këtij komisioni që aktualisht është duke u mbajtur.

“211 vëzhgues nga KDI, 656 PDK, 5 OJQ Germin, 180 Syri i Vizionit, 31 Center Zamiri, 2o nga Demokracia Plus, 14 nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, 21 vëzhgues nga OJQ Interneës Kosova, 49 nga OJQ Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, VV 25 vëzhgues, media ndërkombëtare vizion plus 3 vëzhgues, 29 vëzhgues nga një organizatë jo qeveritare në Graqanicë”, tha Daka.

Kurse,  Drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, kërkoi nga subjektet politike që të respektojnë masat mbrojtëse anti Covid, pasi që nesër fillon fushata zgjedhore. /21Media

Back to top button