Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident fatal në Tepelenë të Shqipërisë, katër të vdekur

Dy të plagosurit nga aksidenti tragjik me katër viktima në Tepelenë kanë mbërritur te Spitali i Tiranës.

Kujtojmë se, nga aksidenti i trefishtë pasditen e sotme në Tepelenë, kanë mbetur të vdekur katër persona dhe dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Mësohet se L.B, 62 vjeç, drejtues i një nga automjeteve të përfshira në aksident, bashkëshortja e tij, L.B, 57 vjeç, R.R, 82 vjeç dhe A.M, 85 vjeç, janë viktimat e kësaj tragjedie.

Të plagosur janë, J.M rreth 60 vjeç, drejtues i mjetit tip “BMW” të përfshirë në aksident, si dhe bashkëshortja e tij, L.M, 63 vjeç.

Gjithashtu tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur lehtë. Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button