Aksident i rëndë në Prishtinë, një person i lënduar

Një aksident ndërmjet dy veturave ka ndodhur sot në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Isa Kastrati”.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Policisë për rajonmin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:00, në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Polica ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button