Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi turistik

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku raportohet se 5 persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë janë lënduar. Një autobus turistik që transportonte turistë në rrethin Mudanya të Bursës u rrokullis në një park në İnegöl.
Autobusi turistik i përdorur nga Kenan Yiğit, që transportonte njerëz nga distrikti Tavşanlı i Kütahya në rrethin Mudanya të Bursës, doli jashtë kontrollit në vendndodhjen Kocayayla të rrethit İnegöl të Bursës, rreth orës 08:30 të mëngjesit të djeshëm.
Autobusi i cili u tërhoq zvarrë 20 metra, u përplas me një pemë dhe u ndal. Në aksident humbën jetën shoferi dhe 4 pasagjerë, ndërsa u lënduan 38 të tjerë.
Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Bursa dhe Kutahya./TV21

Back to top button