Aksident komunikacioni, lëndohen 4 persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor ka ndodhur sonte në aksin Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrilës në Shqipëri.
Oranews raporton se dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë janë lënduar 4 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.

Back to top button