Ronaldo reagon pas largimit nga Manchester United

Cristiano Ronaldo, zyrtarisht nuk luan për ngjyrat e Djajve të Kuq.
Manchester United njoftoi se palët u pajtuan që të ndërpresin kontratën mes tyre me efekt të menjëhershëm.
Pas kësaj, Ronaldo i ka uruar klubit më të mirat.
“E dua Manchester United dhe i dua fansat, kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ndjehem sikur është koha e duhur për të bërë një ndryshim. I uroj Manchester United-it më të mirat”, ka thënë Ronaldo.


Largimi i yllit 37 vjeçar vjen pas deklaratave të tij shokuese për klubin, udhëheqësinë e tij dhe kolegët e tij.
Ai tha se ndjehet i tradhtuar nga trajneri Erik ten Hag. Gjithashtu, ai nuk la pa kritikuar edhe disa nga kolegët e tij.
Pas kësaj, i menjëhershëm ishte reagimi i klubit, të cilët shprehën shqetësimin e tyre lidhur me situatën e krijuar./21Media

Back to top button